Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

“Liri për çlirimtarët”, nesër marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14 Sht 2026, 16:00

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se të martën e 15 shtatorit do të organizohet një marshim në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në prag të aktgjykimit në Hagë.

Sipas njoftimit, marshimi do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, në orën 18:00.

“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT! Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.”, thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në këtë marsh, për të përçuar mesazhin dhe mbështetjen për lirimin e katërshes së UÇK-së.

“Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për t’i dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt. Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.”, thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë thënë se UÇK-ja është pjesë e historisë shqiptare.

“UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi. Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!”, është thënë tutje në njoftim. /Klankosova.tv

The post “Liri për çlirimtarët”, nesër marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme! Durmishi i përgjigjet BDI-së: Badinteri nuk është monopol i askujt! Kujdes shoferë, nga nesër gjobat për pajisjet dimërore! Mickoski optimist: Reformat kryesore për BE-në do të përfundojnë deri në dhjetor