Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

LSDM a është gatshme për zgjedhje të parakohshme, flet Filipçe

20 Gus 2026, 21:30

“LSDM-ja është e gatshme për zgjedhje kurdo që të shpallen, me një ekip, program dhe një Masterplan të ri për Maqedoninë, por nuk do të jetë alibi e Hristijan Mickoskit për zgjedhje”, porositi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

„Jo, ne nuk do të jemi alibi. Zgjedhje do të ketë kur t’u mbarojnë paratë për tenderë korruptivë. Vetëm kjo i intereson atyre, asgjë tjetër“, tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së theksoi se partia e tyre është e gatshme dhe se përgatitet çdo ditë për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur do të mbahen ato.

„Ne jemi gjithsesi të gatshëm, përgatitemi çdo ditë. Nëse më pyetni nëse jemi të gatshëm, jemi të gatshëm me ekip, jemi të gatshëm me një program të mirë“, theksoi Filipçe.

Gjatë muajit të ardhshëm, siç paralajmëroi Filipçe, LSDM-ja do të prezantojë edhe Masterplanin për Maqedoninë, me hapa konkretë, premtime dhe mekanizma përmes të cilëve qytetarët do të mund të kontrollojnë realizimin e tyre.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Alarm demografik: Maqedonia drejt shuarjes, deri në vitin 2100 mund të mbetet me vetëm 860 mijë banorë! Fatmir Tresi zgjidhet kryetar i ri i degës së PDSH-së në Tetovë VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit Lopët e Kriva Pallankës bëhen lajm botëror, AP publikon pamje të kaosit me mbi 1.000 krerë bagëti