Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

LSDM ngre alarmin për buxhetin: “250 milionë euro borxh i ri për të mbuluar arkën”

08 Tet 2026, 12:30

LSDM akuzon Qeverinë se ribalancimi i dytë i Buxhetit brenda pak muajsh dëshmon mungesë të mjeteve në arkën shtetërore dhe probleme me financimin e detyrimeve rrjedhëse. Qeveria e miratoi propozim-ribalancimin, i cili tani duhet të kalojë në Kuvend.

Sipas opozitës, hendeku buxhetor arrin rreth 900 milionë euro, ndërsa huamarrja e re prej 250 milionë eurosh do të përdoret për nevoja buxhetore deri në fund të vitit, përfshirë paga dhe pensione, e jo për investime zhvillimore. Këto janë pretendime të LSDM-së.

Partia pretendon gjithashtu se borxhi publik po arrin në rreth 11 miliardë euro dhe akuzon Qeverinë se po i mbulon detyrimet përmes huamarrjeve të reja.

Nga ana tjetër, Mickoski më herët ka deklaruar se mungesa e planifikuar e të ardhurave deri në fund të vitit lidhet kryesisht me masat për mbajtjen më të ulët të çmimeve të karburanteve.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Manastiri: Dy figurat kryesore të Kongresit të Alfabetit u harruan në përkujtimin e 118-vjetorit Kryeministri Rama në Manastir: 118 vjet pas Kongresit që vendosi alfabetin shqip Albin Kurti: Kongresi i Manastirit na mëson bashkimin edhe kur nuk mendojmë njësoj Adnan Azizi: 12 vjet nga BESA në VLEN, me të njëjtat ideale për shqip