Luftë korrupsionit dhe krimit të organizuar? Shefja e re e Prokurorisë paralajmëron ndjekje më të ashpër penale!
Iskra Haxhivasileva, drejtuesja e re e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, paralajmëron veprime më të vendosura kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht në rastet që prekin interesin publik.
Pas dhënies së deklaratës solemne për marrjen e detyrës, Haxhivasileva theksoi se prioritetet e saj do të jenë ndjekja penale efikase, shfrytëzimi maksimal i burimeve dhe rezultate më konkrete në luftën kundër kriminalitetit.
Duke iu referuar raportit të fundit të Komisionit Evropian, i cili konstaton mungesë progresi në luftën kundër korrupsionit, ajo pranoi se institucioni përballet me sfida serioze.
“Do të përpiqemi të sigurojmë ndjekje penale më efikase dhe më të vendosur, sidomos në rastet që prekin drejtpërdrejt interesin e qytetarëve”, deklaroi Haxhivasileva.
Ajo u zgjodh në këtë post më 28 tetor, me 64 vota, duke pasuar Islam Abazin, të cilit i përfundoi mandati.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.