Versioni i plotë
SHOWBIZ

Lulja konfirmon: Tri ndarje në dy vjet me Lirim – "Nuk ka pasur tradhti

23 Nën 2026, 11:01

Lulja, e njohur për publikun si pjesë e çiftit të famshëm Lulja dhe Lirimi, ka pranuar për herë të parë në një intervistë ekskluzive se brenda dy viteve, marrëdhënia e tyre ka kaluar tri ndarje të ndryshme. Ajo ka zbuluar detaje të pathëna më parë për krizat që kanë përballuar çifti.

Në një intervistë për Prive By LS, Lulja ka thënë se distancat mes tyre kanë zgjatur shumë më shumë se çdoherë tjetër dhe se asnjëra nga dy nuk ishte e gatshme për një rikthim të plotë.

“Brenda dy viteve na ka ndodhur tre herë që kemi pas distancë mes njëri-tjetrit. Kësaj here ka zgjatur shumë, shumë më shumë, se asnjëri nuk jena ka të gatshëm me pas një rikthim së bashku”, ka thënë Lulja.

Për pyetjen se a ka pasur tradhti, ajo ka mohuar kategorikisht. “Mes neve si çift asnjëherë nuk ka pasur gjëra që janë të pafalshme, por nuk mundësim me gjet gjuhë të përbashkët”, ka thënë ajo.

Lulja ka theksuar se problemet kryesore kanë qenë mungesa e komunikimit dhe mosmarrëveshjet për angazhime të ndryshme. “Nuk është diçka specifike që na ka çuar te prishja, por ka pas shumë sende të ndryshme që nuk mundësim me u marrë vesh mes vete”, ka shtuar.

Çifti ka vendosur t’i japin edhe një mundësi martesës së tyre, duke e konsideruar këtë tentativën e fundit për të qëndruar bashkë. Në intervistë, ajo ka pranuar se kjo mund të jetë fundi i një përpjekjeje të madhe për të ruajtur marrëdhëni.

Video: Shiko videon ku Lulja flet për ribashkimin, jetën familjare dhe sfidat me të cilat është përballur familja e saj.

Me pak fjalë

Lulja ka konfirmuar tri ndarje të ndryshme në dy vjet me Lirim, duke e atribuar krizat mungesës së komunikimit dhe mosmarrëveshjeve. Ajo ka mohuar tradhtinë dhe ka thënë se kjo mund të jetë tentativa e fundit për të ruajtur marrëdhëni.

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Alaudin Hamiti pikëlluar nga largimi i Jakup Krasniqit nga Kosova Olta Gixhari & Kastro Zizo: Skenë tensionuese nga "Pharmakon" e Joni Shanajt Aksident i rëndë në Fushë Kosovë: dy autoambulanca në rrugë Alfred Cako: Pandemi e re dhe luftë? Këto janë parashikimet e tij