Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Maqedonia e Veriut do të zhvillojë pagesë elektronike në autostrada

18 Nën 2026, 13:50

Maqedonia e Veriut do të zhvillojë pagesë elektronike në autostrada sipas kilometrave të përshkuar

Shteti i Maqedonisë së Veriut po planifikon një sistem të ri elektronik të pagesës së taksave rrugore në autostrada, i cili do të eliminojë ndalesat fizike dhe do të bazohet në pagësim sipas kilometrave të përshkuar nga udhëtarët.

Ideja u prezantua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski,

i cili deklaroi se për hartimin e ligjit të ri do të kërkohet ekspertizë nga jashtë, duke përfshirë ekspertë të Komunitetit Evropian të Transportit. “Do të përfshijmë ekspertizën e tyre dhe në këtë mënyrë dëshirojmë ta hartojmë ligjin. Kroacia në rajon po përpiqet ta zbatojë këtë sistem, por ende nuk e ka filluar. Aktualisht, zbatimi fillon në unazën e Beogradit, dhe kjo është pothuajse gjithçka që mund të shohim në rajon. Prandaj, na nevojitet përvoja e shteteve më të avancuara evropiane”,

thi Nikolloski.

Ministri shpreu shpresën që gjatë muajit dhjetor të prezantohet projektligji i sistemit të ri. Ai vuri në dukje se zbatimi fillestar do të fillojë në autostradën e re Kërçovë–Ohër, e cila duhet të hapet plotësisht në maj.

Nikolloski njoftoi se gjatë javëve të ardhshme do të vihet në përdorim edhe pjesa më e vështirë e kësaj autostrade, e cila përfshin katër galeri, disa ura, viadukte dhe tunelet më të gjata.

Sistemi do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të automjeteve, siguri më të madhe në trafik dhe shmangien e aksidenteve që mund të shkaktohen nga ndalesat në pikat e pagesës. Pagësimi sipas kilometrave do të jetë më i drejtë për përdoruesit dhe do të mund të ulë koston për disa udhëtime.

“Idetë tona janë që pagesa të bëhet sipas kilometrave të përshkuar, gjë që do të jetë shumë më e drejtë se sistemi aktual. Tani, teorikisht, nëse niseni nga Demir Kapia drejt Gjevgjelisë, paguani 100 denarë në pikën e pagesës te Smokvica. Nëse niseni nga Shkupi drejt Gjevgjelisë, në të njëjtën pikë paguani përsëri 100 denarë. Për banorët e Demir Kapisë kjo është e padrejtë. Prandaj, konsiderojmë se duhet të paguhet sipas kilometrave të përshkuar, gjë që do ta ulë ndjeshëm çmimin”,

thi Nikolloski.

Në fazën aktuale, plani është në përgatitje ligjore dhe teknike, ndërsa detajet për mënyrën konkrete të funksionimit dhe tarifat do të përcaktohen me ligjin e ri. Në fund, sistemi do të mund të shtrihet edhe në autostradat e tjera që janë në ndërtim, përfshirë Prilep–Manastir, Bukojçan–Gostivar, Gostivar–Tetovë dhe Kërçovë–Bukojçan.

Me pak fjalë

Maqedonia e Veriut do të zhvillojë një sistem elektronik të pagesës në autostrada sipas kilometrave të përshkuar, duke eliminuar ndalesat fizike dhe duke përmirësuar sigurinë dhe shpejtësinë në trafik. Zbatimi fillestar do të fillojë në autostradën Kërçovë–Ohër, ndërsa ligji do të prezantohet deri në dhjetor.

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Maqedonia: 15 raste të shtatzënive nën 15-vjeçare në 2025 – alarmin e shoqërisë Papunësia rritet, por 103.000 punojnë në të zezë në Maqedoninë e Veriut 28 Nëntori në Maqedoni: Liderët shqiptarë urojnë Ditën e Flamurit dhe ruajtjen e identitetit kombëtar Kredite banesore nga 1 dhjetori: kushte më të ashpra për blerësit e dytës