Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut

12 Nën 2026, 10:10

Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Punësim, deri më 31 gusht 2026.

Nga numri i përgjithshëm i magjistrave të papunë, 639 janë burra dhe 387 gra. Ndërkaq, nga personat me titull doktor shkencash që figurojnë si të papunë, 26 janë burra dhe 13 gra.

Krahasuar me muajin paraprak, në gusht është shënuar një rënie e lehtë e numrit të personave me arsim të lartë pasuniversitar që kërkojnë punë. Në korrik ishin evidentuar 1.068 magjistra dhe 40 doktorë shkencash, përkatësisht 42 magjistra dhe një doktor më shumë se në gusht.

Të dhënat dëshmojnë se edhe personat me studime të përfunduara pasuniversitare dhe doktoratë përballen me vështirësi në tregun e punës.

Ndërkohë, sipas Entit Shtetëror të Statistikave, shkalla e papunësisë te të rinjtë e moshës 15–29 vjeç, në tremujorin e dytë të vitit 2026, ka arritur në 24 për qind. Shkalla e përgjithshme e papunësisë në vend ishte 11,3 për qind.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut në shtator, turqit në krye të listës Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore 30 mijë fidanë të rinj në Malin Sharr, ekspertët holandezë do të monitorojnë zhvillimin e tyre Editorial: Alta Banka dhe dokumentet që nuk mund të ndërrojnë kronologjinë politike