Versioni i plotë
KOSOVA

Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

17 Gus 2026, 17:00

Dogana e Kosovës ka shënuar rritje të të hyrave gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, duke arkëtuar mbi 1.15 miliardë euro.

Sipas të dhënave të doganës, gjatë periudhës janar–korrik 2026, të hyrat bruto kanë arritur në 1,153,076,683 euro, krahasuar me 1,085,940,460 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Kjo paraqet një rritje prej 6.18 për qind, apo rreth 67.14 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Dogana e Kosovës vijon të shënojë rezultate të qëndrueshme në mbledhjen e të hyrave dhe në përmbushjen e objektivave institucionale. Gjatë periudhës janar–korrik 2026, të hyrat bruto kanë arritur në 1,153,076,683.00 euro, krahasuar me 1,085,940,460.22 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Kjo paraqet një rritje prej 6.18 %, ose rreth 67.14 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Rezultatet sipas kategorive:

Taksa e doganës: 110.61 milionë € në vitin 2026, krahasuar me 103.53 milionë € në vitin 2025 – rritje prej 6.84%.

\

Taksa e akcizës: 366.16 milionë € në vitin 2026, krahasuar me 352.05 milionë € në vitin 2025 – rritje prej 4.00%.

TVSH-ja: 673.47 milionë € në vitin 2026, krahasuar me 628.12 milionë € në vitin 2025 – rritje prej 7.21%.

Rritja e të hyrave reflekton punën e vazhdueshme të Doganës së Kosovës në administrimin dhe mbledhjen e të hyrave, forcimin e kontrolleve doganore, përmirësimin e efikasitetit operacional dhe zbatimin e legjislacionit doganor.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e efikasitetit, digjitalizimin e proceseve dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e doganës.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë? Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror