Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut në shtator, shumica nga jashtë vendit
Gjithsej 136.305 turistë janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtator 2026, duke realizuar 264.370 net-qëndrime, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.
Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 24,9 për qind ishin turistë vendorë, ndërsa 75,1 për qind turistë të huaj. Sa u përket net-qëndrimeve, 33,8 për qind u realizuan nga turistët vendorë dhe 66,2 për qind nga turistët e huaj.
Numri më i madh i turistëve të huaj në shtator erdhi nga Turqia, me gjithsej 27.933 vizitorë. Pas tyre renditen turistët nga Serbia me 8.358, Gjermania me 6.633 dhe Polonia me 4.656 vizitorë.
Rritje e turizmit gjatë nëntë muajve të parë
Në periudhën janar-shtator 2026, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritje prej 2,8 për qind është regjistruar te turistët vendorë, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 3 për qind.
Në të njëjtën periudhë, numri i net-qëndrimeve ka shënuar rritje prej 3,5 për qind. Te turistët vendorë rritja është 2,4 për qind, ndërsa te turistët e huaj 4,6 për qind.
Të dhënat tregojnë se turistët e huaj vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të vizitorëve në vend. Flaka
The post Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut në shtator, shumica nga jashtë vendit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.