Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator, shumica dërmuese nga Turqia
Gjithsej 136.305 turistë janë regjistruar në Maqedoni gjatë muajit shtator të vitit 2026, të cilët kanë realizuar 264.370 bujtje, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, përcjell TV21. Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 24,9 për qind kanë qenë turistë vendas, ndërsa 75,1 për qind të huaj. Sa u përket bujtjeve, 33,8 për qind janë realizuar nga turistët vendas dhe 66,2 për qind nga turistët e huaj.
Numri më i madh i turistëve të huaj në shtator ka ardhur nga Turqia, gjithsej 27.933. Pas tyre renditen turistët nga Serbia me 8.358, Gjermania me 6.633 dhe Polonia me 4.656 turistë.Në periudhën janar-shtator 2026, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i turistëve vendas është rritur për 2,8 për qind, ndërsa i turistëve të huaj për 3 për qind.
Në të njëjtën periudhë, numri i bujtjeve është rritur për 3,5 për qind. Te turistët vendas rritja është 2,4 për qind, ndërsa te turistët e huaj 4,6 për qind.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.