Versioni i plotë
KOSOVA

Mbyllet restoranti dhe hoteli pranë Liqenit të Radoniqit

08 Sht 2026, 19:00

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, duke i dhënë fund veprimtarisë së tij në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se institucioni që ajo drejton do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura në Kosovë.

“Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis”, ka deklaruar Pacolli.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Kosova miraton 5 vendime kryesore: nga marrëveshja me Maqedoninë deri në emërimin e Luan Dalipit Daut Krasniqi pritet 72 orë për të takuar vëllain Jakup Krasniqin në Kosovë Borë në Prevallë dhe Rugovë: Ministria e Infrastrukturës thirr për kujdes të shtuar Ushtari i FSK-së në QKUK: gjendja stabile pas plagosjes nga shpërthimi i armës