Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13 Nën 2026, 13:30

Artisti me rrënjë nga Kërçova, Adem Dalipi, ka tërhequr vëmendjen gjatë diplomimit në Universitetin Northern Illinois në SHBA, duke mbajtur një shall me shqiponjën dykrenare shqiptare.

I lindur dhe rritur në Amerikë, Dalipi ndau momente emocionuese nga ceremonia, ku ishte i shoqëruar nga familjarët, të cilët i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme.

Prindërit e tij janë nga Kërçova, ndërsa artisti ka theksuar se familja e ka edukuar gjithmonë me dashurinë për kulturën dhe traditat shqiptare.

Adem Dalipi është bërë i njohur edhe për pjesëmarrjen në “American Idol”, ku fitoi “biletën e artë” nga juria e përbërë nga Lionel Richie, Katy Perry dhe Luke Bryan.

Edhe në një nga ditët më të rëndësishme të jetës, ai zgjodhi ta shfaqë me krenari identitetin e tij shqiptar.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ish-ministri i Drejtësisë godet VLEN-in: “Ndoshta nuk vlen, por mund t’ua rrëzojë maskën e patriotizmit të rremë Mickoskit dhe Dimitrievskit!” MASH: Kina ndan dy bursa për studentët nga Maqedonia e Veriut, për vitin akademik 2027/2028 Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!