Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Mexhiti: Brezi i Manastirit përmbushi detyrën e tij, përgjegjësia jonë është të sigurojmë arsim cilësor në gjuhën shqipe

16 Nën 2026, 14:20

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Ditët e Alfabetit”, të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITShKSh), ku në qendër të diskutimeve ishte cilësia e teksteve shkollore dhe përgjegjësia institucionale për avancimin e arsimit në gjuhën shqipe, 118 vjet pas Kongresit të Manastirit.

“Dita e Alfabetit na kthen te Manastiri i vitit 1908, por njëkohësisht na përball me përgjegjësinë që kemi sot për cilësinë e arsimit në gjuhën shqipe. Një libër shkollor është ndër takimet e para të fëmijës me gjuhën e shkruar, shkencën dhe historinë, prandaj duhet të jetë i saktë, i qartë dhe i kuptueshëm. Hartimi, përkthimi dhe vlerësimi i teksteve kërkojnë angazhim serioz profesional, ku mësimdhënësit, pedagogët, gjuhëtarët dhe ekspertët duhet të kenë rol të drejtpërdrejtë”, theksoi Mexhiti.

Ai nënvizoi se përmirësimi i kushteve në shkolla dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet arsimore e shkencore mbeten përgjegjësi të drejtpërdrejta të udhëheqësve institucionalë. Sipas tij, rekomandimet profesionale duhet të gjejnë zbatim konkret në procesin mësimor, duke krijuar kushte për zhvillimin e mendimit kritik dhe përvetësimin e njohurive cilësore. “Brezi i Manastirit përmbushi detyrën e kohës së vet. Detyra jonë është t’u sigurojmë fëmijëve arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe mundësi për të ecur përpara përmes dijes”, përfundoi Mexhiti.

The post Mexhiti: Brezi i Manastirit përmbushi detyrën e tij, përgjegjësia jonë është të sigurojmë arsim cilësor në gjuhën shqipe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Dy kosovarë me lëndime të rënda në aksident në Unazën e Shkupit: 3 automjete përplasën Ftohtësia ekstreme: -18°C në Maqedonië nga java e ardhshme Dhuna mes bashkëmoshatarëve në shkollë: I mitur rrahur nga dy në Shkup Goditi policin me veturë në Shkup: Marihuanë në makinë dhe hashash në shtëpi