Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13 Nën 2026, 22:10

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi bashkë me ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sylejmani zhvilloi një takim në Ankara me zëvendësministrin turk të Kulturës dhe Turizmit, Nadir Alparslan, ku në fokus ishte restaurimi, mbrojtja dhe zhvillimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Në takim ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i Bursës, Rexhep Alltepe, dhe ish-zëvendëssekretari i qytetit të Bursës, urbanisti Bajram Vardar.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit institucional për hartimin e një projekti gjithëpërfshirës të restaurimit të Çarshisë së Vjetër, si dhe sigurimin e mbështetjes financiare për realizimin e tij. Palët u dakorduan për përgatitjen e një masterplani dhe formimin e një bordi këshilldhënës, i cili do të koordinojë procesin dhe hapat e mëtejshëm drejt konkretizimit të projektit.

“Çarshia e Vjetër e Shkupit është një trashëgimi e çmuar historike, kulturore dhe ekonomike. Synimi ynë është që restaurimi dhe ruajtja e vlerave të saj autentike të ecin paralelisht me zhvillimin e zejtarisë, tregtisë dhe turizmit, duke e shndërruar këtë hapësirë në një qendër edhe më tërheqëse dhe funksionale”, theksoi Mexhiti.

Komuna e Çairit e konsideron këtë bashkëpunim një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qasjeje afatgjate për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër, përmes ruajtjes së identitetit të saj historik dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e turistik.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale Policia do të largojë dhunuesit nga shtëpia për 48 orë, edhe nëse banesa është në pronësi të tyre