Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14 Nën 2026, 15:40

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, zhvilloi një takim me Şahin Biba, me prejardhje nga Prizreni, i cili sot drejton Bursën. Në fokus të takimit ishte angazhimi i personaliteteve shqiptare në Turqi dhe shfrytëzimi i përvojës së Bursës për restaurimin dhe revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për sigurimin e ekspertizës profesionale dhe mbështetjes financiare për realizimin e projektit. Mexhiti theksoi se lidhjet e shqiptarëve me vendin e prejardhjes përfaqësojnë një potencial të rëndësishëm për ndërtimin e partneriteteve konkrete, duke i shndërruar ato në ura bashkëpunimi për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë historike e kulturore.

Në këtë drejtim, është paraparë krijimi i një këshilli për lobim dhe mbështetje të projektit, ku do të përfshihen Şahin Biba, zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Alltepe, Bajram Vardar dhe personalitete të tjera publike me prejardhje nga Ballkani. Ky angazhim synon zgjerimin e mbështetjes institucionale dhe sigurimin e partnerëve të rinj për realizimin e një projekti që do të ndërthurë ruajtjen e autenticitetit historik të Çarshisë me zhvillimin e saj ekonomik dhe turistik.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

VLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni! Thaçi: E ardhmja e kësaj qeverie do të jetë e njëjtë me atë të Vuçiqit Tentoi ta përplasë me veturë policin pyjor pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 53-vjeçari Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë