Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Mexhiti: Premtimi bëhet realitet, nis rikonstruimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri”

04 Sht 2026, 16:00

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, qëndruan sot në terren në segmentin ku javën e ardhshme do të nisin punimet për rikonstruimin e bulevardit “Mit’hat Frashëri”, një nga projektet kryesore infrastrukturore për Çairin. Pikat tashmë janë vendosur dhe gjithçka është gati për fillimin e punimeve.

Projekti përfshin një segment prej mbi 1.4 kilometrash, nga rruga “Xhon Kenedi” deri te bulevardet “Sllovenia” dhe “Bosnja e Hercegovina”. Bulevardi do të ketë katër korsi qarkullimi, trotuare, infrastrukturë për biçikleta, kanalizim atmosferik dhe ndriçim të ri publik, duke krijuar kushte dukshëm më të mira për qarkullim dhe duke modernizuar infrastrukturën në këtë pjesë të komunës.

“Një nga një, po i realizojmë projektet që i kemi premtuar për Çairin. Javën e ardhshme nis rikonstruimi i bulevardit ‘Mit’hat Frashëri’, një nga projektet kryesore infrastrukturore për komunën tonë. Ky është një projekt i madh që do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe infrastrukturën në këtë pjesë të Çairit. Premtimet po i kthejmë në punë konkrete dhe do të vazhdojmë projekt pas projekti, deri në përmbushjen e plotë të zotimeve tona ndaj qytetarëve,” deklaroi Mexhiti.

Rikonstruimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” është pjesë e investimeve të mëdha infrastrukturore që po realizohen në Çair, me synim modernizimin e rrjetit rrugor, lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e një infrastrukture më funksionale dhe bashkëkohore për qytetarët.

The post Mexhiti: Premtimi bëhet realitet, nis rikonstruimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Tragjedia në Shqipëri: Humb jetën 42-vjeçarja nga Tetova, dy të vdekur dhe pesë të plagosur Ali Ahmeti nga Saraji: Me rininë i bëmë ndryshimet, bashkë do të vazhdojmë t’i bëjmë LSDM godet ZNAM-in pas kalimit të 30 anëtarëve: Është satelit i Mickoskit Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme!