Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Mexhiti: Provimet profesionale do të zhvillohen edhe në shqip

25 Nën 2026, 13:50

Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe lider i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, njoftoi se nga tani provimet profesionale dhe shtetërore në Maqedoninë e Veriut do të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.

Sipas tij, vendimi përfshin disa profesione, duke përfshirë revizorët dhe auditorët shtetërorë, agjentët e sigurimeve, ekspertët e vlerësimit të ndikimit në mjedis, si dhe punonjësit e institucioneve parashkollore. Në këtë listë janë edhe mjekët, stomatologët dhe motrat medicinale.

Mexhiti theksoi se në Ministri të Kulturës është themeluar Njësia për Përkthim dhe Lekturim, e cila do të përgatitë dhe përkthejë materialet e nevojshme për këtë proces.

Ky avancim, sipas tij, është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e vendit, duke kundërshtuar pretendimet për regres në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

“Me ardhjen në pushtet, për më pak se dy vite qeverisje, VLEN jo vetëm që ka ruajtur zgjidhjet ekzistuese, por edhe ka avancuar zgjidhjet e munguara në drejtim të arritjes së barazisë gjuhësore”,

theksoi Mexhiti.

Ai rikujtoi se, për më shumë se dy dekada, nga viti 2002 deri në vitin 2024, provimet profesionale dhe licencimet zhvilloheshin në gjuhën maqedonase, unëdersa sot realiteti ka ndryshuar.

“Sot kemi një realitet ndryshe”,

u shpreh Mexhiti.

---

Me pak fjalë

Kryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, njoftoi se provimet profesionale do të zhvillohen edhe në shqip, duke përfshirë profesione të ndryshme si mjekët, stomatologët dhe punonjësit parashkollorë. Ky avancim ndjek kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit, duke përparuar barazinë gjuhësore.

---

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

ASH i takon përfundimisht Taravarit: Gjykata e Apelit konfirmon kryetarin e ligjshëm Andan Azizi: "Mesazhet mashtruese në emër të tij nuk kanë asnjë lidhje me UDB-në Shasivari: Venecia do të vlerësojë çështjen e jurisprudencës në shqip Tre nga Manastiri arrestuar për dhunë ndaj babait dhe fëmijës në Peshtan