Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Mickoski: Ndryshimet në Kodin Penal nuk do të vlejnë retroaktivisht, do të zbatohen vetëm për rastet e ardhshme

14 Nën 2026, 10:20

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Qeveria i ka dërguar në Bruksel propozim-ndryshimet në Kodin Penal dhe në Ligjin për Procedurën Penale, duke theksuar se ato do të zbatohen vetëm për rastet e ardhshme dhe nuk do të kenë fuqi retroaktive.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski akuzoi qeverinë e mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së se, përmes ndryshimeve të mëparshme ligjore, të miratuara me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian, kishte synuar të mbrohej nga përgjegjësia për krim dhe të siguronte amnisti politike për ish-strukturat e VMRO-DPMNE-së.

Ai theksoi se personat ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime për përfshirje në kriminalitet gjatë periudhës së qeverisjes së mëparshme do të mund të vazhdojnë të thirren në ligjin më të favorshëm për ta, përkatësisht në ndryshimet ligjore të miratuara gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së.

„Këto ndryshime që po i sjellim tani vlejnë nga ky moment e tutje. Ato nuk do të zbatohen në mënyrë retroaktive”, theksoi Mickoski.

Deklarata e kryeministrit vjen në kuadër të paralajmërimeve për korrigjimin e ndryshimeve të mëparshme në legjislacionin penal, të cilat kanë shkaktuar debat të gjerë politik dhe institucional në vend.

The post Mickoski: Ndryshimet në Kodin Penal nuk do të vlejnë retroaktivisht, do të zbatohen vetëm për rastet e ardhshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100 Kosova kthen 12 tonë produkte të qumështit nga fabrika e Tetovës Trajanov: Të kërkojmë nga Beogradi dosjet e UDB-së, përfshirë edhe ato për atentatin ndaj Gligorovit Shtatë femicide të regjistruara gjatë këtij viti, protesta dhe thirrje të përsëritura për mbrojtje