Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Mickoski: "One Stop Shop" lehtëson kalimin kufitar me Shqipërinë, synohet zgjerimi

22 Nën 2026, 12:51

Mickoski: "One Stop Shop" do të lehtësojë kalimin kufitar me Shqipërinë

Hristijan Mickoski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka vlerësuar se implementimi i sistemit "One Stop Shop" në pikën kufitare me Shqipërinë do të çojë në lëvizje më të shpejtë dhe më të lehtë të udhëtarëve mes dy vendeve.

Në një aktivitet përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Mickoski theksoi se kjo pikë kufitare kalon disa milionë udhëtarë në vit, ndërsa sistemi i ri pritet të shkurtojë procedurat administrative dhe të forcojë lidhjet mes qytetarëve. Ai shprehu pritjen që modeli i bashkëpunimit të zgjerohet edhe në pikë kufitare të tjera me Shqipërinë.

Sipas tij, lehtësimi i qarkullimit do të ndikojë pozitivisht në turizëm, veçanërisht në rajonet e Ohrit dhe Strugës në Maqedoni, si dhe në bregdetin shqiptar.

Në fillim të fjalimit, Mickoski uroi shqiptarët për 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për kohezionin shoqëror dhe karakterin multietnik të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri falënderoi institucionet që kanë kontribuar në realizimin e projektit, ndërsa mirënjohje të veçantë shpreu për kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e tij në këtë proces.

Me pak fjalë

Sistemi "One Stop Shop" në pikën kufitare Maqedoni-Shqipëri do të shpejtsojë procedurat migratorë, duke ndikuar pozitivisht në turizëm dhe lidhjet mes qytetarëve. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, synon zgjerimin e modelit edhe në pikë kufitare të tjera.

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Shqiptarët e Manastirit: Mungesa e shkollës shqipe dhe asimilimi i rrezikuar Siljanovska: 22 Nëntori - Uniteti respekton dallimet në gjuhën shqipe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut: Vetëm një ndalesë kufitare nga nesër Thaçi: 22 Nëntori festë zyrtare në 2007 gjatë PDSH-së