Versioni i plotë
SPORT

Modric arrin rekordin e Messit, vetëm Ronaldo është përpara

16 Nën 2026, 10:50

Luka Modric ka arritur një tjetër rekord të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare, duke regjistruar paraqitjen e 208-të me fanellën e Kombëtares së Kroacisë.

Mesfushori kroat e arriti këtë shifër në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Republikës së Çekisë, duke barazuar kështu Lionel Messin në listën e futbollistëve me më së shumti paraqitje për kombëtaret e tyre në historinë e futbollit.

Me këtë arritje, Modric renditet në mesin e futbollistëve me më shumë ndeshje ndërkombëtare, duke vazhduar të shkruajë histori me fanellën e Kroacisë.

Ai mbetet kapiten dhe një prej figurave kryesore të përfaqësueses kroate, pavarësisht viteve që ka në karrierën e tij.

Në historinë e futbollit ndërkombëtar për meshkuj, vetëm Cristiano Ronaldo ka regjistruar më shumë paraqitje se Modric dhe Messi, me gjithsej 234 ndeshje për Portugalinë.

Karriera ndërkombëtare e mesfushorit kroat nisi më shumë se dy dekada më parë, ndërsa ai vazhdon të jetë një nga liderët e skuadrës, duke shtuar rekorde të reja në një karrierë të jashtëzakonshme.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Gjermania e shkatërron Holandën Dy gjigantët e La Ligës në garë për nënshkrimin e talentit të Interit Barcelona arrin marrëveshje 300 milionëshe, Camp Nou drejt përfundimit Vinicius i zbulon arsyet e rënies në formë