Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Mot i ndryshueshëm, reshje lokale dhe erë e fortë nga jugu

13 Nën 2026, 08:30

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët, me periudha me diell dhe reshje të herëpashershme lokale të shiut.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor, e cila në disa vende do të kalojë shpejtësinë prej 80 kilometrash në orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 18 deri në 25 gradë.

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Parashikimi për ditët në vijim

Nën ndikimin e disa valëve të lagështa atmosferike, në ditët në vijim pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut me intensitet të dobët deri mesatar.

Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës gjatë orëve të mëngjesit.

Nesër pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me temperatura dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Era nga drejtimi jugor do të jetë e përforcuar deri e fortë, ndërsa në disa vende mund të kalojë 80 km/h.

Nga e shtuna, me depërtimin e një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, temperaturat do të fillojnë të ulen, veçanërisht në pjesët veriore të vendit. Flaka

The post Mot i ndryshueshëm, reshje lokale dhe erë e fortë nga jugu appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

ALTA BANKA: Dokumentet zbardhin rolin e qeverisë së kaluar dhe asaj aktuale – Lejen e dha… | Dokuementa Qeveria mungon në pyetjet parlamentare, opozita kërkon pauzë që Gashi t’i sjellë ministrat DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me mbi 14 miliardë denarë detyrime