Versioni i plotë
KOSOVA

Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente

17 Nën 2026, 14:50

Nasim Haradinaj ka folur pas vendimit të Gjykatës Speciale në rastin e dytë, ku është dënuar Hashim Thaçi me 17 muaj burg.

Haradinaj ka kritikuar PDK-në duke thënë se nuk zgjidhen këto çështje me statuse e komente në Facebook.

“Është demaskim i krejt asaj që këta po thonë që kanë punu e kanë bo shumë. Nuk zgjidhen çështjet me statuse e me dy tri komente. E as me deklarimet që ke siguru fonde e strategji konfidenciale.

Ne kemi nevojë për strategji transparente të bazuar në fakte dhe lobim edhe medial. Sa i përket mediave duhet t’i falënderojmë të gjitha, vetëm mediat e kanë kryer detyrën. Të gjithë të tjerët janë nën nivelin e duhur”, ka thënë Haradinaj në T7. Ekonomia Online

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Rama: Prokuroria ndalon punimet për muralin e Nënë Terezës në Prishtinë Protesta në Tiranë: Tetë të lënduar, mes tyre një polic dhe një gazetar i huaj Ibrahim Rugova: Mesazhi i fundit për 28 Nëntorin dhe pavarësinë e Kosovës Ramush Haradinaj bën "pompa" në borë: sfida me të rinj në bjeshkë