Ndalohen banorët e Strugës të pinë ujë nga ujësjellësi, tejkalohet kufiri i lejuar i turbullirës
Banorët e Strugës nuk duhet ta përdorin për pije ujin nga ujësjellësi i qytetit, pasi janë konstatuar vlera të rritura të turbullirës, njofton Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
Sipas rezultateve të matjeve, turbullira e ujit në pikat matëse në qytet varion nga 1,52 deri në 1,8 NTU, ndërsa mostrat e marra nga burimi “Shum” kanë treguar vlerë prej 0,89 NTU.
Kufiri i lejuar për turbullirën e ujit të pijshëm është 1,5 NTU. Kjo do të thotë se vlerat e regjistruara në ujësjellësin e qytetit e tejkalojnë normën e lejuar.
Për këtë arsye, është vendosur ndalesë për përdorimin e ujit për pije.
Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” bëjnë të ditur se uji aktualisht mund të përdoret vetëm për nevoja teknike.
Banorëve u rekomandohet të mos e përdorin ujin e rrjetit të qytetit për konsum deri në një njoftim të ri nga autoritetet kompetente.
Flaka
The post Ndalohen banorët e Strugës të pinë ujë nga ujësjellësi, tejkalohet kufiri i lejuar i turbullirës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.