Ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Shkupit dhe rrethinës
Disa zona të Shkupit dhe rrethinës do të mbeten pa energji elektrike të hënën, më 16 nëntor 2026, për shkak të punimeve në rrjetin elektrik dhe riparimit të defekteve.
Në komunën e Kisella Vodës, ndërprerja do të prekë një pjesë të konsumatorëve në rrugën „Kosta Novakoviq“, nga marketi „ZUR“ deri në fund të rrugës pa dalje. Ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:30 deri në 15:00.
Nga ora 09:00 deri në 13:36 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e territorit të Petrovecit, pika pagesore rrugore Petrovec, Milladinovci, Tekija dhe Deljadrovci, si dhe objektet e „Makpetrol“ në Milladinovci, „M-Stil“ dhe Hekurudhat e Transportit të Maqedonisë (ZHTP) në Milladinovci.
Ndërprerjet në këto zona janë paralajmëruar për shkak të rikonstruksionit të rrjetit elektrik 10-kilovoltësh dhe riparimit të defekteve.
Ndërkohë, në komunën e Sopishtes janë planifikuar ndërprerje në dy lokacione: në zonën Pod Breg, në Gorno Sonje, nga ora 09:00 deri në 13:00, si dhe në Dimkovo Lozje, në Dolno Sonje, nga ora 09:30 deri në 12:00.
Ndërprerjet do të realizohen sipas orarit të paraparë të punimeve në rrjetin elektrik. Flaka Media
The post Ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Shkupit dhe rrethinës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.