Ndryshon moti në Maqedoninë e Veriut, priten reshje shiu dhe ulje temperaturash
Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor, e cila në disa vende herë pas here do të jetë e përforcuar.
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të mëngjesit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor.
Në ditët në vijim pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale të shiut, me intensitet të dobët deri mesatar. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së mëngjesit.
Të premten do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me temperatura dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Do të fryjë erë e përforcuar deri në e fortë nga drejtimi jugor, e cila në disa vende do të arrijë shpejtësi mbi 80 kilometra në orë.
Nga e shtuna, për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, temperaturat do të shënojnë rënie. Flaka
The post Ndryshon moti në Maqedoninë e Veriut, priten reshje shiu dhe ulje temperaturash appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.