Versioni i plotë
SHOWBIZ

Nichi dhe Antoneta do të bëhen çift brenda Big Brotherit, flet personi më i afërt i tyre – deklaratë befasuese

16 Nën 2026, 23:10

TB

Ora Info Orainfo · November 16, 2026 · Info

Këngëtarja e njohur Fatlinda Beqiri ishte së fundmi e ftuar në një intervistë për Prive by LS, ku foli për deklaratën e Nichi-t në “Big Brother VIP Kosova 5”, si dhe për raportin e tij me Antonetën brenda shtëpisë.

Gjatë intervistës, Fatlinda u pyet edhe për afrimitetin mes Nichi-t dhe Antonetës, dy banorëve që kanë tërhequr vëmendjen e publikut me raportin e tyre.

Këngëtarja u shpreh se ka vënë re që publiku e pëlqen shumë këtë dyshe, duke treguar se edhe vetë ka parë video dhe montazhe të tyre në rrjetet sociale.

Megjithatë, ajo theksoi se personalisht nuk e sheh Nichi-n në një lidhje me Antonetën.

“Nuk e di, Nichi-n unë e shoh veç vetë. I kam parë editset në rrjete sociale, por Nichi-n unë e shoh veç vetë”, u shpreh Fatlinda.

Pavarësisht kësaj, këngëtarja nuk i kurseu fjalët e mira për Nichi-n, duke e cilësuar si një djalë shumë të mirë.

Madje, ajo shtoi se nëse mes tij dhe Antonetës do të lindte diçka më shumë se miqësi, kjo e fundit do të ishte me fat, pasi sipas saj, çdo vajzë do të ishte me fat ta kishte Nichi-n në krah.

Kujtojmë se Fatlinda dhe Nichi u rikthyen në qendër të vëmendjes pas deklaratës së këtij të fundit në BBVK 5, ku tha se këngëtares i ishte ndaluar të këndonte për 25 vjet, deklaratë për të cilën Fatlinda dha sqarimet e saj.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Edita Abazi dikur akuzoi Noizyn për shtatzëninë dhe abortin, mësohet se si qëndron e vërteta e plotë Emocionuese sa s’ka më: Ish-banori i BBVK 2, Besi, po bëhet baba për herë të parë Pas kaq vitesh në skenë, publikohet një fotografi shumë e rrallë e Xenit – do të befasoheni me këtë pamje Rudina Dembacaj e nis fuqishëm natën në Prime, bën deklaratën e papritur për këtë banore të Big Brotherit