Versioni i plotë
KOSOVA

Nis trajnimi bazë i gjeneratës së re të ushtarëve të FSK-së

17 Gus 2026, 17:00

Rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur sot trajnimin ushtarak bazë në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Ata janë rreshtuar në kuadër të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në Qendrën e Stërvitjes Bazë, ku do të kalojnë fazën e parë të përgatitjes për t’u bërë pjesë e FSK-së.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, trajnimi do të zgjasë nëntë javë dhe do të përfshijë një program intensiv të përgatitjes fizike, psikologjike dhe profesionale.

Gjatë kësaj periudhe, rekrutët do të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme ushtarake.

Pas përfundimit të trajnimit, ata pritet të jenë të gatshëm të shërbejnë si ushtarë dhe të rreshtohen në formacionet ushtarake brenda strukturës së FSK-së.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë? Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror