Versioni i plotë
LAJME NGA BOTA

Një i vrarë e katër të plagosur nga të shtënat me armë jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë

12 Nën 2026, 19:20

Një person është vrarë e katër të tjerë janë plagosur, një prej tyre në gjendje kritike, nga të shtënat me armë në një lagje në Washington DC, që është jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, transmeton agjencia “AP”.

I dyshuari më pas ka kryer vetëvrasje pasi ishte rrethuar nga policia.

Shefi i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, Jeffrey Carroll, ka thënë se i dyshuari ishte barrikaduar në një apartament dhe e qëlloi më pas veten.

Të shtënat ndodhën në lagjen “Logan Circle” rreth 1.6 kilometra larg shtëpisë së Bardhë.

Autoritetet besojnë se i dyshuari qëlloi të paktën një person në palestër para se të dilte jashtë e të shtinte sërish me armë.

I dyshuari më pas qëlloi një person tjetër në një ashensor para se të barrikadohej në katin e shtatë të ndërtesës.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Plani amerikan për paqen në Ukrainë: Ndryshim formal i kufijve që Putini ta shpallë fitoren Nga vjedhja e parave në banka tek “fikja” e internetit për disa muaj: Çfarë do të ndodhë në të vërtetë më 17 nëntor Kush e mbrojti Radoiçiçin? Dosja e Banjskës mund të tronditë majat e pushtetit në Serbi Valë e fuqishme arrestimesh, Veselinoviqi kumbari i Radojçiqit arratiset drejt Turqisë!