Versioni i plotë
SHOWBIZ

Njomza nënë për herë të dytë, zbulon emrin unik të djalit të porsalindur

11 Nën 2026, 22:30

Këngëtarja Njomza Retkoceri, vajza e artistes së njohur Violeta Kukaj, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Njomza përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar fotografi të ëmbla familjare, duke prezantuar edhe anëtarin më të ri të familjes.

“Nga 3 në 4…”, ka shkruar ajo krahas fotografive, duke zbuluar se familja e tyre tashmë është zgjeruar.

Njomza ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Nart.

Në njërën prej fotografive, këngëtarja shihet pranë bashkëshortit të saj, teksa të dy përqafojnë dhe puthin foshnjën. Ndërkaq, në një tjetër imazh ka ndarë buqeta me lule dhe dhurata të marra me rastin e lindjes.

Kujtojmë se Njomza është gjithashtu nënë e një djali tjetër, Mat, i cili tashmë është bërë vëlla i madh.

Me ardhjen në jetë të Nartit, familja e këngëtares tashmë numëron katër anëtarë.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Beharja reagon pas largimit nga BBVK, ndan një postim dashurie E papritur – Beharja lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, anulohet televotimi i javës Dalin FOTOT e banorit të Big Brotherit me të dashurën e re – qenka një super-vajzë Bullgarja që dyshohet se përvetësoi 4 miliardë dollarë, hipi në avion në vitin 2017 dhe u zhduk pa gjurmë – FBI ende nuk po arrin ta gjejë