Versioni i plotë
SHOWBIZ

Nuk është vetëm grimi! Njomza zbulon çfarë fshihet pas shkëlqimit të saj

13 Nën 2026, 14:01

Njomza Martinaj është një emër i njohur në botën e bukurisë, ku prej vitesh kujdeset për pamjen e shumë femrave. Mirëpo, këtë herë, një pjesë të rëndësishme të dukjes së saj ka zgjedhur t’ia besojë një tjetër profesionisti.

Vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, e cila drejton edhe sallonin e saj të bukurisë, njihet për përkushtimin ndaj estetikës dhe kujdesin për detajet.

E kur bëhet fjalë për buzëqeshjen, Njomza ka zgjedhur dr. Petrit Ademin, duke ia besuar atij kujdesin për dhëmbët e saj.

Përmes një fotografie të publikuar së fundmi në Instagram, ajo ka ekspozuar buzëqeshjen e saj, duke etiketuar dentistin dhe duke shkruar: “Perfect smile”.

Publikimi është shpërndarë edhe nga dr. Petrit Ademi në profilin e tij, duke vënë në pah bashkëpunimin me Njomzën.

I angazhuar në fushën e stomatologjisë, dr. Petrit Ademi i kushton rëndësi kujdesit dhe estetikës dentare, ndërsa zgjedhja e Njomzës për t’ia besuar buzëqeshjen e saj është një vlerësim për punën e tij.

Kështu, Njomza, e cila zakonisht është ajo që kujdeset për pamjen e të tjerëve, këtë herë ka zgjedhur t’ia besojë një pjesë të dukjes së saj duarve të dr. Petrit Ademit.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Ma mirë në lavanderi se sa Galaxy”, Xheneta ia kthen Zojës pas thumbimit në BBVK S’përmbahe Adelina Tahiri, fotografohet në këtë gjendje Mateo dhe Brikena bëjnë lëvizjen e ‘papritur’ Genc Leka sjell projektin e ri muzikor “Ditëlindja”