Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Nuk i eci asgjë: Maqedonia e Veriut pëson humbje ndaj Skocisë, ndeshja ndërpritet nga një “mysafir i paftuar” (VIDEO)

03 Tet 2026, 23:30

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë në Ligën e Kombeve u ndërpre përkohësisht pasi një qen hyri në fushë, i cili nuk i solli fat, por ters përfaqësueses nikoqire.

Ndeshja u ndërpre për rreth gjysmë minute, në minutën e nëntë, pasi një qen hyri në fushë në stadiumin “Tose Proeski Arena”, në Shkup.

Qeni hyri në fushë dhe kaloi nëpër të, përpara se lojtari i Maqedonisë së Veriut, Sebastien Herrera, të përpiqej ta drejtonte qenin drejt vijës anësore.

Por, edhe kjo përballje nuk ishte me fat për përfaqësuesen nikoqire e cila humbi nga Skocia me rezultatin 0-2, ndeshje e xhiros së 3-të të sezonit të ri në Ligën B të Kombeve. (INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Mexhiti dhe Ademi përplasen për Badinterin dhe provimin e jurisprudencës Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar