Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i 4-të Ballkanik i Gjykatave Kushtetuese

12 Nën 2026, 09:20

Nga sot deri të shtunën, Ohri do të jetë nikoqir i Takimit të 4-t Vjetor të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese (BCCF), duke u shndërruar në qendër të dialogut ndërkombëtar për çështjet kushtetuese.

Konferenca organizohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup. Në të do të marrin pjesë kryetarë dhe gjykatës të gjykatave kushtetuese, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe ekspertë të njohur të së drejtës.

Pjesëmarrësit do të shkëmbejnë pikëpamje dhe përvoja lidhur me sfidat bashkëkohore me të cilat përballet drejtësia kushtetuese.

Forumi Ballkanik i Gjykatave Kushtetuese (BCCF) synon të krijojë një hapësirë bashkëpunimi, ku përvojat e ndryshme kombëtare bashkohen përmes angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, të drejtave themelore dhe vlerave demokratike.

Në kuadër të takimit, nesër do të mbahet konferenca ndërkombëtare me temë “Sfidat bashkëkohore për sundimin e ligjit: Roli i gjykatave kushtetuese”.

Në konferencë do të trajtohen çështje që lidhen me forcimin e besimit të qytetarëve në gjykatat kushtetuese, sigurimin e mbrojtjes efektive kushtetuese dhe sfidat që sjell epoka digjitale.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë dhe të mbajnë fjalime përfaqësues të lartë shtetërorë dhe ndërkombëtarë të kësaj fushe. Flaka

The post Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i 4-të Ballkanik i Gjykatave Kushtetuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Kuvendi i RMV-së sot mban dy seanca plenare, opozita do t’i parashtrojë pyetje qeverisë Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut në shtator, shumica nga jashtë vendit LSDM: Paditë penale ndaj Filipçes dhe tre funksionarëve janë presion politik ndaj opozitës për shkak të rastit “Alta Banka” Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat dhe bashkëpunimin me institucionet