Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Paga deri në 40% më të larta për prokurorët – Saveski: “Kështu do ta ulim rrezikun e korrupsionit!”

12 Nën 2026, 11:50

Të punësuarit në Prokurorinë Publike të Maqedonisë së Veriut mund të përfitojnë rritje pagash deri në 40 për qind, por kjo rritje do të realizohet gradualisht, në disa faza.

Këtë e paralajmëroi kryeprokurori shtetëror, Nenad Saveski, gjatë një interviste për emisionin “Click Plus” në TV21.

Sipas tij, përmirësimi i kushteve financiare synon jo vetëm rritjen e motivimit dhe profesionalizmit të punonjësve, por edhe zvogëlimin e rrezikut nga korrupsioni brenda institucionit.

Saveski sqaroi se pagat nuk do të rriten menjëherë, por në mënyrë etapike, derisa të arrijnë deri në 40% mbi nivelin aktual.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Nga viti 2027, udhëtimet drejt Evropës me rregulla të reja – qytetarëve do t’u kërkohet autorizim elektronik! Ademi godet VLEN-in për Alta Bankën: “Hyri në Maqedoninë e Veriut me Qeverinë ku bëni pjesë edhe ju!” Përshkallëzohet përplasja për Alta Bankën: Filipçe paralajmëron kallëzime penale dhe hetim të parave të qytetarëve! Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator, shumica dërmuese nga Turqia