Versioni i plotë
SPORT

Pas përmbysjes ndaj Lazios, Milani merr lajmin e madh para Benfikës

13 Sht 2026, 19:30

Milani nuk ka kohë për të pushuar. Pas barazimit 2-2 ndaj Lazios në transfertë, ku kuqezinjtë rikuperuan një disavantazh prej dy golash, skuadra e Ruben Amorimit ka nisur menjëherë përgatitjet për sfidën e radhës.

Milanistët do të përballen me Benfikën të mërkurën, në ndeshjen hapëse të fazës së ligës në Europa League.

Një kundërshtar aspak i lehtë për kuqezinjtë, por avantazhi është se takimi do të zhvillohet në shtëpi, në “San Siro”, përpara tifozëve, transmeton ORAinfo.

Pas ndeshjes së djeshme, stafi teknik vendosi që seanca e sotme në Milanello të fokusohej kryesisht te rikuperimi dhe përgatitja për sfidën europiane.

Lojtarët që nuk e nisën ndeshjen ndaj Lazios zhvilluan një seancë të rregullt stërvitore në grup, ndërsa titullarët dhe futbollistët që u aktivizuan në pjesën e dytë iu nënshtruan një programi rikuperimi.

Një detaj interesant nga stërvitja e sotme ishte edhe debutimi i një kompleti të ri stërvitor në Milanello.

Ky është kompleti që do të përdoret nga skuadra gjatë përgatitjeve për ndeshjet e UEFA-s, përfshirë Europa League këtë sezon, në ndryshim nga fanella e artë që Milani përdor zakonisht përpara ndeshjeve të kampionatit.

Tashmë, e gjithë vëmendja është te Benfika dhe sfida e së mërkurës, ku Milani synon ta nisë aventurën europiane me rezultat pozitiv. /ORAinfo/

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Pochettino trondit Man Utd me vendimin e parë, i jep fund një praktike shumëvjeçare në klub BOMBA E MERKATOS! Juventusi synon yllin e Interit Pochettino merr vendimin e papritur te Man Utd, ndalon traditën që vazhdonte prej 10 vitesh S’ka fitues, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë