Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Pas reagimit të Bekim Salit, hiqet tabela e Urës së Gurit që nuk përfshinte gjuhën shqipe

07 Nën 2026, 17:00

Tabela informuese e vendosur në Urën e Gurit në Shkup, e cila nuk përfshinte gjuhën shqipe, është hequr pas reagimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali.

Pas ndërhyrjes së Salit, është vendosur që tabela të rishikohet dhe të përfshijë edhe gjuhën shqipe, krahas gjuhëve të tjera.

Çështja u ngrit pas inaugurimit të ndriçimit të Urës së Gurit, ku Sali mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit. Në këtë aktivitet, vëmendja u përqendrua edhe te tabela informuese në këtë monument historik, ku mungonte shqipja.

Heqja e tabelës hap rrugën për vendosjen e një versioni të ri, në të cilin informacionet për njërin prej simboleve më të rëndësishme të Shkupit do të jenë të qasshme edhe në gjuhën shqipe.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Paniçar në rrezik: Vetëm 12 shtëpi të banuara, fshati i braktuar Shkupi do të zbukurohet me dekoracione të reja për Vitin e Ri: kjo do të vendoset në shesh Policia në Shkup kontrollon shqiptarë me flamur kombëtar gjatë 28 Nëntorit Dhunë mes nxënësve në shkollën fillore të Aerodromit: dy bashkëmoshatarë sulmojnë, njëri filmon