Versioni i plotë
LAJME NGA BOTA

Po debatonin ashpër, shqiptari në Itali e hedh veturën në det bashkë me gruan!

21 Gus 2026, 09:30

Momente paniku janë regjistruar në portin e Cattolica-s, në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar dyshohet se, pas një konflikti të ashpër me bashkëshorten, e ka drejtuar makinën me shpejtësi drejt ujit, ndërsa gruaja ndodhej brenda. Të dy kanë mundur të dalin nga automjeti dhe janë shpëtuar nga personat që ndodheshin pranë portit.

Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, rreth orës 16:00, në portin e Cattolica-s. Sipas mediave italiane, çifti ndodhej në një automjet të tipit “Volkswagen Golf” kur, pas një debati të fortë, 45-vjeçari shqiptar, banues në San Giovanni in Marignano, e drejtoi makinën me shpejtësi drejt bregut dhe përfundoi në ujërat e portit.

Në momentin e përplasjes me ujin, dyert e automjetit u hapën dhe burri e gruaja arritën të dilnin nga kabina përpara se makina të fundosej. Disa persona që ndodheshin në zonë u hodhën në det dhe e ndihmuan çiftin të dilte në breg.

The post Po debatonin ashpër, shqiptari në Itali e hedh veturën në det bashkë me gruan! appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Bursat botërore në rënie historike: Zhduken 9 trilionë dollarë në 5 ditë Këngëtare iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik për performancë pa hixhab Aksion policor në Bosnjë: arrestuar Naser Oriq dhe dy tjerë për ndihmë në fshehjen e të arratisurit Zdrale Eurodeputeti kroat: Serbia duhet të hapë arkivat e luftës për të zhdukurit