Versioni i plotë
KOSOVA

Presidentja e dekreton ligjin për Byronë, Haxhiu: Secili që ushtron funksion publik duhet të ketë burim të ligjshëm e të dokumentuar të pasurisë

13 Nën 2026, 16:30

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka dekretuar shpalljen e Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Këtë dekret ajo ia dërgoi kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky ligj po hyn në fazën e zbatimit.

“Dy javë pas miratimit në Kuvend, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme po hyn në fazën e zbatimit, sot pranova nga Presidenca dekretin për shpalljen e tij. Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar”.

Ajo tha se Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë, ndërsa shtoi se “qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Mustafa i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem me të AUV ndalon prodhimin e suxhukut të BUQUKU-t, gjendet ADN e pulës në produktin që deklarohej me mish lope S’ka çmim tavan e as heqje të akcizës, vazhdon furnizimi me naftë me çmime të larta “Jo të bëhen kopje të këqija të Isës e Hashimit”, Mustafa për gjuhën e Osmanit: Është katandisur keq