Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Pritë në mes të natës në Gostivar! Ua bllokuan rrugën me vetura dhe i rrahën brutalisht dy të rinjtë!

12 Nën 2026, 13:20

Dy të rinj nga Gostivari kanë përfunduar me lëndime trupore pas një sulmi fizik nga disa persona, të cilët fillimisht ua bllokuan rrugën me automjete dhe më pas i sulmuan.

Ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 03:00 pas mesnate, në rrugën lokale ndërmjet fshatrave Çajle dhe Balindoll të Gostivarit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, sulmuesit kanë ndaluar automjetin me të cilin udhëtonin 23-vjeçari Xh.J. dhe 25-vjeçari A.Z., duke i penguar të vazhdonin rrugën, pas së cilës i kanë sulmuar fizikisht.

Të dy të rinjtë kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara nga mjekët e Qendrës Mjekësore në Gostivar.

Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua…? Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja pune Alarm për arkën e shtetit: Mbi 5.200 borxhlinj tatimorë, detyrimet arrijnë në 224 milionë euro! Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, përpara saj disa raste të bujshme