Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nën 2026, 19:50

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të zëvendësministrave pritet të prekë drejtorët e disa institucioneve dhe agjencive qeveritare.

Sipas burimeve qeveritare për agjencinë e lajmeve INA, rikonstruimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të shtrihet edhe te drejtorët e institucioneve shtetërore.

Bisedimet mes partnerëve të koalicionit për vlerësimin e punës dhe rezultateve të drejtorëve aktualë pritet të vijojnë. Në proces shqyrtimi është një numër i madh drejtuesish në institucione publike, të cilët do të vlerësohen për performancën e tyre në detyrë, me synim rritjen e efikasitetit dhe vendosjen e kuadrove të reja.

Sa i përket nivelit të zëvendësministrave, mësohet se në këtë fazë do të plotësohen vetëm vendet që i takojnë koalicionit, si pasojë e rokadave dhe ndërrimit të resoreve mes partnerëve qeveritarë.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar më herët se ndryshimet nuk do të ndalen vetëm te ministrat, por do të prekin edhe nivelet drejtuese të institucioneve shtetërore. Po ashtu, nga koalicioni VLEN nuk i kanë përjashtuar lëvizjet në nivel drejtorish, duke lënë të hapur mundësinë për rifreskimin e kuadrove në administratë.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Tronditje në rajon: 6 persona nga Shkupi dhe Kumanova dyshohen për planifikimin e vrasjes së një biznesmeni izraelit në Greqi! Po tentohet të heshtet zëri i studentëve? Reagim pas ndalimit në kufi Teuta Arifi në gjykatë për 546 kontratat në vepër, dëshmojnë revizorët e komunës Festat e fundvitit nën vëmendjen e sigurisë, ASK monitoron individët e radikalizuar