Privohet nga liria 59 vjeçari, dhunon bashkëshorten dhe vjehrrën në shtëpinë e tyre
Më 10.11.2026, në orën 23:30, nëpunës policorë të Stacionit Policor Strumicë – SPB Strumicë e privuan nga liria A.V. (59) nga Strumica, sepse në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij dhe nënës së saj. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.