Punësimet tinëzare në Spitalin e Kumanovës, 80 maqedonas, asnjë maqedonas
Punësimet e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës kanë hapur një debat të ashpër mbi përfaqësimin etnik, pasi në listën e dhjetëra të punësuarve të rinj nuk figuron asnjë përfaqësues i komunitetit shqiptar. Drejtori i spitalit, Sasho Stoshevski, vazhdon të heshtë lidhur me këtë situatë, ndërsa gjatë gjithë ditës nuk i është përgjigjur telefonatave të gazetarëve për prononcim.
Sipas informacioneve të Alsat, procesi i punësimeve është zhvilluar në disa faza të ndryshme: fillimisht 10 persona kanë marrë vendime pune para dy muajsh, më pas janë angazhuar 7 persona me kontrata para një muaji dhe 7 të tjerë para një jave.
Ndërsa ditë më parë, këtij numri i janë shtuar edhe 62 persona të tjerë të angazhuar me kontrata. Bazuar në të dhënat e siguruara, të gjithë rreth 80 të punësuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase. Këto punësime kanë nxitur reagime ashtu që funksionarë të VLEN kanë pasur takime me drejtorin Stoshevski, ndërsa dega e BDI-së në Kumanovë për nesër ka paralajmëruar një konferencë me gazetarët. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.