Versioni i plotë
SPORT

Real Madridi identifikon zëvendësuesin e mundshëm të Rüdigerit

02 Nën 2026, 22:00

Real Madridi ka nisur të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të Jacobo Ramónit, të cilin e sheh si një kandidat për ta zëvendësuar Antonio Rüdigerin në të ardhmen.

Mbrojtësi 21-vjeçar u largua nga madrilenët në verën e vitit 2025 për t’iu bashkuar Comos në Itali, ku është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Cesc Fàbregas.

Sezonin e kaluar, Ramón regjistroi 30 paraqitje si titullar në Serie A, ndërsa këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira, duke shënuar tre gola dhe dhënë një asistim.

Sipas gazetarit José Félix Díaz, drejtuesit e Real Madridit ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar për rikthimin e lojtarëve që kanë mundësi t’i transferojnë sërish në klub.

Megjithatë, Ramón shihet si një nga opsionet për të zënë vendin e Rüdigerit, ndërsa vendimi pritet të merret në një fazë të mëvonshme.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Milani zotëron Krösche: 4–5 milionë euro për drejtuesin gjerman të Eintracht Frankfurt Real Madridi fitoi 6 nga 15 ndeshjet me gola në minutën e 85+ – Espí dhe rezervistët janë shokët e Mourinhos Pochettino: Man United duhet ta pranojë realitetin, rreziku i rënies në Premier Lamine Yamal mungon në Ligën e Kampionëve: Barcelona pa yllin e tij