Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Rriten çmimet e benzinës, ulet çmimi i dizelit

14 Sht 2026, 16:00

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut pësojnë ndryshime. Eurosuper BS-95 do të shitet për 100,50 denarë për litër, ndërsa BS-98 për 102,50 denarë, të dyja me rritje prej 3,50 denarësh.

Në anën tjetër, dizeli lirohet për 2 denarë dhe çmimi i ri do të jetë 99 denarë për litër. Ulja vjen si rezultat i vendimit për uljen e përkohshme të TVSH-së për dizelin nga 18 në 10 për qind dhe vazhdimin e akcizës së reduktuar.

Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri rritet në 109,50 denarë për litër, ndërsa mazuti në 48,243 denarë për kilogram.

The post Rriten çmimet e benzinës, ulet çmimi i dizelit appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme! Durmishi i përgjigjet BDI-së: Badinteri nuk është monopol i askujt! Kujdes shoferë, nga nesër gjobat për pajisjet dimërore! Mickoski optimist: Reformat kryesore për BE-në do të përfundojnë deri në dhjetor