Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua…?

12 Nën 2026, 13:40

Krerët e VLEN-it mbrëmë zhvilluan një takim të rregullt me kryeministrin, në kuadër të takimeve që mbahen çdo dy javë mes liderëve të koalicionit dhe partnerit qeveritar.

Ky takim ishte një përpjekje për të rikonfirmuar stabilitetin e shumicës qeverisëse dhe ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë.

Blerim Sejdiu nga VLEN theksoi se do ketë edhe takime tjera ku do të diskutohen edhe tema të tjera aktuale.

Sejdiu theksoi se në vend po ndodhin raste dhe tensione që, sipas tij, janë pasojë e vendimeve të gabuara të qeverive të mëparshme. Ai shtoi se deputetët do të jenë të pranishëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të shqiptarëve.

Mickoski sot e deklaroi takimin si pjesë të rutinës së punës, dhe se ai konfirmoi se në rendin e ditës do të jenë ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë të drejtimit të institucioneve shtetërore.

Kreu i ekzekutivit hodhi poshtë çdo mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja pune Alarm për arkën e shtetit: Mbi 5.200 borxhlinj tatimorë, detyrimet arrijnë në 224 milionë euro! Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, përpara saj disa raste të bujshme Përplasje e ashpër VLEN–BDI për Alta Bankën, Sejdiu drejton akuzat ndaj Fatmir Besimit!