Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat dhe bashkëpunimin me institucionet

12 Nën 2026, 08:50

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatave të ndryshme të mërgatës shqiptare dhe komuniteteve të tjera nga vendi.

Takimi është mbajtur në ambientet e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, ku janë diskutuar çështje me interes për bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani, sfidat me të cilat përballen dhe pritshmëritë e tyre nga institucionet shtetërore.

Sipas njoftimit të ministrit Shasivari, gjatë bashkëbisedimit janë trajtuar edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe mërgatës, ndërsa përfaqësuesit e shoqatave kanë paraqitur shqetësimet dhe propozimet e tyre.

Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame dhe të Kishës Ortodokse Maqedonase, duke e vënë theksin te dialogu ndërfetar, respekti i ndërsjellë dhe bashkëjetesa.

Shasivari ka vlerësuar se mërgata përbën një urë të rëndësishme lidhëse me Gjermaninë dhe një potencial të çmuar për zhvillimin e vendit.

Ai ka theksuar se institucionet duhet të jenë pranë qytetarëve, pavarësisht vendit ku jetojnë, ndërsa dialogu me mërgatën duhet të jetë një proces i vazhdueshëm dhe jo vetëm një formalitet.

Takimi në Berlin është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të ministrit Shasivari gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Ndryshon moti në Maqedoninë e Veriut, priten reshje shiu dhe ulje temperaturash A po vjen vala e protestave edhe në RMV? Çfarë tregojnë votat në Flaka Sondazhi i ri në Flaka: Kush mban përgjegjësi për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut? Voto! Mickoski paralajmëron: Energjia elektrike mund të shtrenjtohet deri në 5%