Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Shasivari para murit të Berlinit: Liria nuk është dhuratë, por fitore e demokracisë

13 Nën 2026, 08:50

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Berlin ka vizituar zonën pranë Murit të Berlinit, prej nga ka përcjellë një mesazh për lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe rëndësinë e partneritetit transatlantik.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Shasivari ka theksuar se Muri i Berlinit mbetet simbol i ndarjes dhe shtypjes, por edhe i triumfit të lirisë dhe vullnetit të njerëzve për demokraci e dinjitet.

“Rënia e Murit të Berlinit dëshmoi se diktaturat nuk janë të përjetshme, se kufijtë e imponuar nuk mund ta mposhtin lirinë dhe se e ardhmja u takon shoqërive që zgjedhin demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, ka shkruar Shasivari.

Ai është ndalur edhe te prania pranë portës ushtarake amerikane në Berlin (US Military Port), duke e cilësuar atë si kujtesë të rëndësisë së aleancave, sigurisë dhe partneritetit transatlantik.

Në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, Shasivari ka përcjellë edhe një mesazh lidhur me sfidat e institucioneve dhe sundimin e ligjit.

“Besoj se muri më i rëndësishëm që duhet ta rrëzojmë çdo ditë është muri i padrejtësisë, korrupsionit dhe mosbesimit ndaj institucioneve”, ka theksuar ai.

Sipas Shasivarit, liria mbrohet përmes demokracisë, siguria përmes aleancave, ndërsa drejtësia përmes institucioneve të forta dhe të përgjegjshme.

“Berlini, simbol i historisë dhe frymëzim për të ardhmen evropiane”, ka përfunduar ministri mesazhin e tij. (INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

ALTA BANKA: Dokumentet zbardhin rolin e qeverisë së kaluar dhe asaj aktuale – Lejen e dha… | Dokuementa Mot i ndryshueshëm, reshje lokale dhe erë e fortë nga jugu Qeveria mungon në pyetjet parlamentare, opozita kërkon pauzë që Gashi t’i sjellë ministrat DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h