Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim psikologjik nga nëna

12 Nën 2026, 15:20

Një vajzë 16-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar prindërit e saj për dhunë në familje. Sipas denoncimit, babai e kishte sulmuar fizikisht, ndërsa nëna e kishte shqetësuar dhe keqtrajtuar psikologjikisht për një periudhë më të gjatë kohore.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 12 nëntor, në orën 09:30, në Stacionin Policor të Kisella Vodës, policia ka zhvilluar bisedë zyrtare me babanë 53-vjeçar dhe nënën 54-vjeçare, të dy nga Shkupi.

„Duke vepruar pas denoncimit paraprak nga vajza e tyre 16-vjeçare se në shtëpi babai e kishte sulmuar fizikisht, ndërsa nëna e kishte shqetësuar psikologjikisht për një periudhë më të gjatë kohore, zyrtarët policorë nga SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me prindërit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi! Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal! Shkup, 243 familje në Komunën Qendër morën përfitojnë nga 10,000 denarë për të porsalindurit Tensionet në Kuvend, pas tri orësh asnjë deputet i opozitës nuk arriti të parashtrojë pyetje