Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

“Shoferët nuk janë turistë!” – Nikolloski paralajmëron pasoja të rënda për transportin dhe bizneset në Ballkan

17 Nën 2026, 17:01

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i ka kërkuar Bashkimit Evropian zgjidhje urgjente për kufizimet që po përballojnë shoferët profesionistë të kamionëve nga Ballkani Perëndimor.

Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Nikolloski kritikoi rregullin që u lejon shoferëve të qëndrojnë në zonën Shengen vetëm 90 ditë brenda 180 ditëve, duke theksuar se ata po trajtohen si turistë, ndonëse udhëtojnë për punë.

Sipas tij, sistemi i ri elektronik i regjistrimit të hyrje-daljeve po krijon vështirësi serioze për kompanitë e transportit dhe qarkullimin e mallrave.

Nikolloski ngriti shqetësime edhe për pengesat në eksportin e energjisë së gjelbër, duke theksuar se në Maqedoninë e Veriut preken investime të financuara me mbi 500 milionë euro kredi bankare.

Ai kërkoi vendime konkrete nga BE-ja, duke paralajmëruar se pa zgjidhjen e këtyre problemeve rrezikohet zhvillimi ekonomik i rajonit.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?! Tronditje në rajon: 6 persona nga Shkupi dhe Kumanova dyshohen për planifikimin e vrasjes së një biznesmeni izraelit në Greqi! Po tentohet të heshtet zëri i studentëve? Reagim pas ndalimit në kufi Teuta Arifi në gjykatë për 546 kontratat në vepër, dëshmojnë revizorët e komunës