Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Shtatë femicide të regjistruara gjatë këtij viti, protesta dhe thirrje të përsëritura për mbrojtje

14 Nën 2026, 10:20

Shtatë femicide të regjistruara gjatë këtij viti, protesta dhe thirrje të përsëritura për mbrojtje. Në këtë atmosferë, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se në Kuvend është dorëzuar një zgjidhje e re ligjore, e cila synon të mundësojë reagim të menjëhershëm të policisë. Megjithatë, opinioni publik shtron pyetjen: Pse propozimi prej muajsh pret miratimin?

Ndryshimet në pritje, ndërsa shtohen viktimat

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje ndodhen në procedurë parlamentare që nga muaji gusht. Ndërkohë, u vra edhe një vajzë tjetër, ngjarje që nxori sërish qytetarët në protesta.

Këto ndryshime parashikojnë një ndryshim thelbësor: zyrtari policor të ketë të drejtë që, në vendin e ngjarjes, të shqiptojë urdhër verbal për mbrojtje urgjente.

Masat përfshijnë largimin e përkohshëm të autorit të dyshuar nga shtëpia, ndalimin e afrimit dhe të kontaktit me viktimën dhe familjen e saj.

Policia obligohet që brenda gjashtë orëve urdhrin verbal ta shndërrojë në urdhër me shkrim dhe t’ia dorëzojë gjykatës, i cili më pas duhet të vendosë brenda dhjetë orëve.

Një reagim i tillë urgjent është i domosdoshëm për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës, por kjo urgjencë nuk reflektohet në ritmin me të cilin Kuvendi i miraton ndryshimet ligjore.

Byzylykët elektronikë: Nga masë „e shtrenjtë” në zgjidhje të paralajmëruar

Vëmendje të veçantë tërheq edhe vendosja e byzylykëve elektronikë për autorët e dhunës.

Në prill të këtij viti, Qeveria e hodhi poshtë propozimin e mëparshëm për përdorimin e këtyre pajisjeve, duke i cilësuar si „jashtëzakonisht të shtrenjta”, pa paraqitur përllogaritje konkrete financiare.

Tani, ministri Toshkovski po i prezanton të njëjtat pajisje si pjesë të zgjidhjes së re ligjore.

Në një intervistë për TV Sitel, ministri paralajmëroi se një pjesë e mjeteve të grumbulluara përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme mund të përdoren për këtë qëllim.

Edhe pse kjo hap mundësi për financimin e sistemit, opinioni publik dhe ekspertët kërkojnë transparencë: Sa do të kushtojë konkretisht sistemi, a janë siguruar mjetet financiare dhe kur do të fillojë zbatimi i tij në praktikë?

Mbrojtja e viktimave të dhunës nuk mund të mbetet vetëm në nivelin e paralajmërimeve politike. Ajo kërkon ligje funksionale, reagim të shpejtë institucional dhe mjete konkrete për parandalimin e tragjedive. Flaka

The post Shtatë femicide të regjistruara gjatë këtij viti, protesta dhe thirrje të përsëritura për mbrojtje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100 Kosova kthen 12 tonë produkte të qumështit nga fabrika e Tetovës Trajanov: Të kërkojmë nga Beogradi dosjet e UDB-së, përfshirë edhe ato për atentatin ndaj Gligorovit Mickoski: Ndryshimet në Kodin Penal nuk do të vlejnë retroaktivisht, do të zbatohen vetëm për rastet e ardhshme