Versioni i plotë
SHOWBIZ

‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

07 Nën 2026, 23:30

Këngëtari i njohur, Drilon Jahdahuti, ka reaguar publikisht ndaj situatës që po shoqëron banoren e Big Brother VIP Kosova 5, Jona Krasniqin.

Përmes një postimi në Instagram, artisti ka ndarë një histori nga e kaluara, duke pretenduar se para gjashtë apo shtatë vitesh ishte përballur me bullizim nga Jona dhe disa vajza të tjera.

Sipas rrëfimit të tij, në atë kohë ai ishte kritikuar dhe ofenduar për këngën “Reja e nanës tem”, ndërsa pretendon se e njëjta grup përmes raportimeve kishte ndikuar edhe në mbylljen e llogarisë së tij në Instagram.

“Le që u kallxu bullizuese sot live në TV, po qikjo qike me qat grup s’ka lon gjo pa than për kangën tem”, ka shkruar Jahdahuti.

Ai ka rikujtuar se kënga në fjalë sot ka arritur afro nëntë milionë klikime, ndërsa reagimin e ka përmbyllur me shpresën që Jona të reflektojë për sjelljet e saj.

Ndërkohë, përveç kësaj deklarate që ka nxitur vëmendje në rrjetet sociale, Driloni ka edhe një risi në muzikë.

Ai dhe këngëtarja Beslira kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre më të ri, të cilin e kanë titulluar “Dy xheloza”.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Bursë 70 euro/mësh për studentët në Kosovë: Këtu aplikoni deri më 10 dhjetor Xhuli zbulon emrat e binjakëve në 28 Nëntor me veshje tradicionale Lule Meda ndan detajet e pritjes për nënën e saj të vdekur Jakup Krasniqi: Sevdija, gruaja e fortë që bart një barrë të madhe